Kur po bëhet një javë nga nisja e vitit të ri akademik, vijon protesta e studentëve.
Studentët e Mjekësisë vijuan sot me bojkotin e autidoreve për të kundërshtuar punësimin e detyruar në Shqipëri, pas marrjes së diplomave.
Raportohet se bojkotit i janë bashkuar dhe studentë të vitit të parë të Mjekësisë.
Studentët thonë se ligji është i pazbatueshëm pasi nuk ka është paraqitur ende kontrata.
Ata kërkojnë që të pezullohet detyrimi për firmosjen e kontratës që i detyron të punësohen pas diplomimit në Shqipëri deri në momentin kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.
Qeveria pretendon se nuk mund të investojë buxheti i shtetit për vite të tëra mbi formimin e bluzave të bardha dhe pas shkollimit ata t’i drejtohen një tregu tjetër të huaj, në një kohë kur ai vendas ka nevojë për ta.
Ndërkohë studentët pretendojnë se është antikushtetuese heqja e së drejtës për të punuar aty ku ai e sheh më interesante ofertën.