Aktualitet

Protesta e sotme për Teatrin, blindohet Kryeministria

Shkruar nga Liberale
Protesta e sotme për Teatrin, blindohet Kryeministria

Rreth orës 16:00 pritet fillimi i protestës së thërritur nga Aleanca për Teatrin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Më herët, punonjësit e Kryeministrisë kanë nisur të forcojnë me veshje metalike dyert e këtij institucioni.

Përforcime të ngjashme të dyerve të Kryeministrisë janë parë përpara protestave të mëparshme të opozitës.

Protesta e sotme e Aleancës për Teatrin do të ketë dhe mbështetjen e opozitës, liderët e së cilës, gjatë ditës së djeshme kanë bërë thirrje për mosnjohjen e shtetit të Edi Ramës dhe iu kanë kërkuar qytetarëve të mos paguajnë më taksat dhe faturat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH