Aktualitet

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, avokati i Malltezit pas vendimit të gjykatës: Të akuzosh dikë si trashëgimtar të ligjshëm, është shumë e guximshme

Shkruar nga Liberale
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani, avokati i Malltezit pas vendimit të

Pasi GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin, avokati i tij mbrojtës thanë se nuk ka asnjë vepër penale në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në një prononcim për mediat, avokati Skënderi shprehet se qëndrimi i tij është mohues në lidhje me vendimin e GJKKO-së.

Më tej, avokati i Malltezit, deklaron se në Shqipëri po cënohet parimi i sigurisë juridike.

Klodian Skënderi, Avokati i Jamarbër Malltezit thotë se qëndrimi jonë që në rastin konkret nuk ka vepër penale. “Personat nën hetim janë përballë një marrëdhënie juridiko-civile të pastër. Nuk mund të aludohet që me anë të ligjeve apo VKM-ve, të cilat as nuk janë kundërshtuar, të pretendohet kryerja e veprave penale.”

“Qëndrimi jonë me akuzat e atribuara, qëndrim mohues, këtë e them me bindje për aq sa mundëm t’i shihnim fashikujt. Të akuzosh dikë sepse është një trashëgimtar i ligjshëm i një familje tiranase, siç është Begeja dhe se ka lidhur marrëdhënie kontraktore me një trashëgimtar tjetër të një familje tjetër tiranase, është shumë e guximshme. Standardi i provueshmërisë është shumë i ulët dhe me këto aludime, këtu në këtë vend po cënohet parimi i sigurisë juridike” tha Klodian Skënderi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Jamarbër Malltezi u arrestua pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pas kërkesës së SPAK dhe urdhër arrestit të miratuar nga GJKKO. Sot, Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në fuqi të njëjtën masë sigurie.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH