Aktualitet

Presidenti i Bjellorusisë nuk pranon ndërmjetësimin e OSBE-së

Shkruar nga Liberale
Presidenti i Bjellorusisë nuk pranon ndërmjetësimin e

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nuk dëshiron që OSBE-ja e drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të ndërmjetësojë për të zgjidhur krizën politike në vend.

Situata në Bjellorusi u përkeqësua pas zgjedhjeve të 9 gushtit, që i dhanë një fitore të 6-të Lukashenkos, rezultat i cili u konsiderua si i manipuluar. Kjo solli protesta të dhunshme në vend dhe arrestime masive në radhët e opozitës.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez Manuel Macron kanë biseduar për këtë çështje edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është dakordësuar për rolin e OSBE-së, por siç thotë Macron, Lukashenko nuk dëshironte që OSBE-ja të ndërmjetësonte.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren Merkel në Fort de Bregancon në Rivierën franceze, Macron gjithashtu tha se Presidenti rus Vladimir Putin reagoi në mënyrë të favorshme ndaj propozimit për rolin e OSBE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH