Politikë

Presidenti/ Alibeaj: PS i iku marrëveshjes, ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë edhe në 12 të natës

Shkruar nga Liberale
Presidenti/ Alibeaj: PS i iku marrëveshjes, ne jemi të gatshëm ta

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha pas mbledhjes se, është e rëndësishme që të mos bojkotohet procesi për përzgjedhjen e Presidentit.

"Asnjë të re s’kishte në diskutimet e kolegëve, përveç faktit që u theksuar që opozita në proces, siç e kemi thënë në fillim, për të bërë detyrën tonë qytetare, morale, do të marrim pjesë në proces që të jetë gjithëpërfshirës. Presidenti i Republikës kështu e do. Të jetë transparent. Duhet të jetë i njohur nga të gjithë dhe proces serioz, me kontributet e të gjitha palëve. Për këtë arsye pavarësisht skepticizmit, sulmeve, të pavërtetave që janë thënë është detyrim i opozitës që në një proces të rëndësishëm të mos bojkotonte. Të mos shmangej. Është një sfidë e vogël politike që opozita duhet t’i ketë përballë”, u shpreh Alibeaj.

Ai hodhi akuza se, ishte mazhoranca ajo që u tërhoq nga marrëveshja pasi në PD filluan të qarkullojnë emrat e parë.

"Ne kryem kontributin tonë. Detyrimin tonë. Dokumenti është aty. Tërheqja është në mënyrë të paarsyeshme nga PS. Është një gjë që në sytë e shqiptarëve kemi bërë detyrën tonë. Ne u qëndruam detyrimeve tona. Kishim procesin e identifikimit por pala tjetër u tërhoq. Vlera e këtij dokumenti vlen deri në momentin e fundit. Dhe në 12 të natës jemi të gatshëm ta vazhdojmë.“, u shpreh Alibeaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH