Showbiz

Prej 13 vitesh të martuar, gruaja e Elvis Pupës tregon arsyen pse ata flenë në dhoma të ndara

Shkruar nga Liberale
Prej 13 vitesh të martuar, gruaja e Elvis Pupës tregon arsyen pse ata

Deklarata e aktorit të humorit, Elvis Pupa bëri shumë bujë kur deklaroi se ai me gruan e tij flenë në dhoma të ndara. Më në fund ka folur gruaja e tij, Bleraina Pupa, e cila në një lidhje me Skype me emisionin “Wake Up”, ka treguar arsyen se pse janë 'divorcin' brenda shtëpisë.

Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

"Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari", u shrpeh ajo.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH