Frrok Gjini do të marrë mandatin e deputetit duke zëvendësuar kështu në Kuvend Benet Becin.
KQZ ftoi Gjinin për të marrë mandatin për të zëvendësuar Becin. KQZ pritet që t’i japë mandatin Gjinit gjatë mbledhjes së nesërme.
Mandatin i Becit i kalonte Ilir Beqajt, por ka refuzuar të marrë mandatin e Becit duke ia kaluar kështu radhën Gjinit.
Kujtojmë që Benet Beci ka hequr dorë nga mandate i deputetit pasi garon në zgjedhjet lokale të 14 majit për kandidat për Bashkinë e Shkodrës nën siglën e Partisë Socialiste.