Kronikë

Prangosen dhe ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë, të dënuar në mungesë

Shkruar nga Liberale
Prangosen dhe ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë, të dënuar

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë:

Qani Shehu, 44 vjeç, lindur në Mallakastër dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15 maj 2015, e kishte dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më 31 maj 2013, në një lokal në Tiranë, shtetasi Qani Shehu ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. L.

Shtetasi Albano Zepaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18 maj 2016, e kishte dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Personat e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH