Shumë diksutime dhe debate ka shkaktuar hapja e një llogarie në fonadacionin e dhurimeve “GoFundMe” nga familjarët e Luiz Ejllit, një nga personazhet më të përfolur në Shqipëri.
Disa kanë deklaruar se llogaritë hapen për arsye shëndetësore dhe se Luizi gëzon shëndet të plotë. Për këtë arsye familjarët e tij kanë reaguar sërish dhe kanë sqaruar arsyen se pse hapën llogarinë.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, kunati i këngëtarit Sokol Ejlli, u shpreh se kjo llogari nuk është hapur për arsye shëndetësore apo financiare, por vetëm se e kanë kërkuar fansat e këngëtarit që e adhurojnë.
I pyetur se çfarë do bëjnë me shumën 250 mijë dollarë që do të grumbullohet, Tahiri tha se kur të dalë Luizi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, do vendosë se çfarë do bëjë me këto para.
Por jo vetëm kaq, pasi ai u bëri thirrje fansave të këngëtarit që të kenë kujdes pasi po hapen shumë llogari false në emrin e Luizit.
“Në emër të Luizit po abuzojnë shumë njerëz, edhe janë hapur shumë fondacione ose gjëra të tilla. Nuk janë hapur nga unë në mënyrën kategorike dhe nuk do hapen. I vetmi që është hapur është ai në “Instagram”-in e Luizit që e kontrollon e motra bashkë me një tjetër. Edhe është faqja zyrtare e Luizit që ka mbi 600 mijë ndjekës dhe nuk ekziston asnjë tjetër dhe nuk do të ekzistojë derisa të dalë Luizi. Kështu që çdo gjë që është hapur në media, është hapur fondacion, është hapur kjo, është hapur ajo, nuk është e vërtetë”, tha Sokol Tahiri.