Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ po diskutohet lidhur me mos hapjen e negociatave për t’u integruar në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pjesë e panelit më të ftuar këtëmbrëmje ishte ishte edhe gazetari Alfred Peza i cili gjatë fjalës së tij e ka krahasuar Parisin, kryeqyetin francez me bluzën e Juventusit. Një krahasim të tillë e ka bërë lidhur me emigrantët e ardhur nga Afrika dhe që ndodhen në Francë.
“A e ke parë Parisin? Është bërë si bluza e Juventusit bardh e zi. E ke gjithë Afrikën në Paris edhe në Francë, nuk ka lidhje fare. Macroni kur shkoi në Këshillin Europian tha që problemi nuk janë vendet dhe mosplotësimi i kushteve të tyre ndaj procesit, por është fakti që Macroni do të vendosi veton përpara se të vazhdojë zgjerimi, të reformojë mekanizmin. Ai është problemi i Macronit me veten dhe me problemet e veta personale dhe me Evropën aktuale, dhe jo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,”-përfundoi gazetari.