Aktualitet

Përmbytjet/ Çako thirrje bashkive: Të jenë më të përgatitura

Shkruar nga Liberale
Përmbytjet/ Çako thirrje bashkive: Të jenë më të

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në shumë zona të vendit. Uji ka vershaur në Shkoder, Lezhë, Kurbin, Durrës dhe në disa zona të tjera në jug të vendit. Këto janë pamjet e fundit nga Shkodra ku situata paraqitet alarmante.

Disa familje janë evakuuar për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Ndërkohë autoritetet lajmërojnë se situata pritet të përkeqësohet në orët në vijim.

“Shkarkimet janë ato të vendosura me vendim përkatës para disa ditësh. Nuk kemi shtim të shkarkimeve. Jemi në kulmin e dimrit dhe për sa kohë reshjet kanë munguar për një periudhë të caktuar pritshmëria për një shtim të tyre është dhe ne jemi duke e monitoruar hap pas hapi. Kemi prezencë të shtuar uji në toka bujqësore. Në zona që janë te ekspozuara apo në buzë të lumenjve. Janë evakuuar 2 ose 3 familje në Lezhë dhe Shkodër të cilat kanë qenë të cënuara nga përmbytja. Zona e Oblikës është ajo më e ekpsozuar me prezencë uji, në përgjithësi skemi banesa që kanë nevojë për tu evakuuar”, tha ai.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se po punohet intensivisht, por nga ana tjetër u bëri thirrje bashkive që të jenë më të përgatitura për të tilla situata.

Më duhet të përforcoj thirrjen dhe vlerësimin e perfektes për një vëmendje më të shtuar të bashkive në mënyrë të vecantë për të intensifikuar punën e vetë dhe për të hartuar një plan masash. Është përgjegjësi e drejpërdrejtë e bashkive, masat paraprake dhe çdo situatë që kërkon mbështetje dhe gatishmëri të strukturave të tjera, do duhet ndërhyrja e tyre.

Një situatë e tillë reshjesh përfshin të gjithë vendin ndaj çdo bashki duhet të jetë e gatshme pa pritur një zgjidhje të të tjerëve. Ndërkaq shtoi se s’kanë munguar projekte në ngritjen e argjinaturave, në pastrimin apo dhe në eliminimin e pengesave të ndryshme dhe në kolektorë të ndryshëm apo në pastrimin e kanaleve", tha Çako.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH