55-vjeçari Kevin Reid u përpoq të dilte jashtë morgut, duke hequr plastikën që e kishin mbështjellë, por nuk mundi. Ai ishte shpallur gabimisht i vdekur nga disa infermierë në Spitalin e Përgjithshëm Rockingham në Perth, Australi.
Një hetim i brendshëm është hapur për të hedhur dritë mbi historinë e trishtë që e çoi 55-vjeçarin Kevin Reid të gjallë në morg. Burri i cili ishte shtruar në institucionin për kujdesin paliativ, u raportua i vdekur më 5 shtator jo nga një mjek, por nga disa infermierë në repart. Kështu ai u mbështoll me qese të zeza trupi dhe u transportua në morg.
I gjallë, më vonë ai është përmendur dhe është përpjekur të hiqte qafe mbështjellësen. Më kot.
I deklaruar i vdekur gabimisht në një spital, ky nuk është episodi i parë i këtij lloji, për fat të keq. Por në raste të tjera fatmirësisht kishte pasur rezultate të tjera. Një 45-vjeçar në Indi është gjetur i gjallë nga familjarët që kishin shkuar me shpejtësi në morg, pasi morën vesh se i afërmi i tyre ndërroi jetë. I njëjti fat edhe për një të moshuar në Shangai të Kinës. /Liberale.al/