Shembulli më i gjallë i rreziqeve të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale ka ndodhur dje në SHBA. Pamjet që tregonin se kishte një shpërthim pranë Pentagonit krijuan një efekt bombë.
Fotot e gjeneruara nga inteligjenca artificiale të një shpërthimi pranë Pentagonit shkaktuan konfuzion. Ka pasur një rënie të ndjeshme në bursën S&P 500 pasi imazhet e ndërtesës dhe tymi i zi në rritje u shpërndanë duke filluar nga llogaria "Bloomberg" në Twitter, e cila madje kishte një tik blu të rremë. Mendohet se miliona dollarë kanë humbur pas luhatjeve në bursë.
Ndonëse u kuptua se shpërthimi nuk ishte i vërtetë dhe pamjet ishin krijuar me inteligjencë artificiale, pasi agjencitë e lajmeve ruse dhe indiane, të cilat komentuan foton e rreme në televizion, e sollën temën në rendin e ditës tërësisht, ishte tepër vonë.