Globi

Për herë të parë qeveria kineze pranon se numri i vdekjeve nga Covid është më i madh sesa është raportuar

Shkruar nga Liberale
Për herë të parë qeveria kineze pranon se numri i vdekjeve

Një kthesë nga Kina pasi zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit pranuan sot për herë të parë se numri i vdekjeve nga sëmundja Covid është "i madh" dhe 70% e 25 milionë banorëve të Shangait janë infektuar.

Në të njëjtën kohë, Pekini po paralajmëron vendet perëndimore për "hakmarrje" pas kufizimeve të vendosura ndaj atyre që udhëtojnë me avion nga territori kinez.

Muajin e kaluar, qeveria kineze lehtësoi papritur masat drakoniane të strategjisë së "tolerancës zero" për të përballuar sëmundjen Covid, si pasojë e së cilës spitalet u mbushën me pacientë me simptoma të rënda korona dhe krematoriumet me kufoma.

Por tani zyrtarët kinezë kanë thyer heshtjen e tyre dhe kanë pranuar se kanë një numër të madh rastesh Covid dhe se numri i përgjithshëm i vdekjeve është "i madh".

Në të njëjtën kohë, një zyrtar i rangut të lartë kinez pretendon se 70% e 25 milionë banorëve të Shangait mund të jenë të infektuar me koronavirus.

Siç komenton në mënyrë karakteristike gazeta “Daily Mail”, në mënyrë paradoksale, zyrtarët shëndetësorë të Kinës deklaruan në televizionin kinez se vendi i tyre po përballet me një rritje kritike “përsa i përket numrit të rasteve dhe vdekjeve” nga Covid.

Megjithatë, ata nxituan të zvogëlojnë seriozitetin e situatës, duke theksuar se rritja e madhe e rasteve është regjistruar në vendin më të populluar në botë.

Qeveria e Pekinit ka dënuar gjithashtu masat e reja të shpallura nga vendet perëndimore për të detyruar pasagjerët që udhëtojnë jashtë vendit nga toka kineze t'i nënshtrohen testeve të Covid, duke paralajmëruar se mund të përballen me hakmarrje./Liberale.al

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH