Aktualitet

PD mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet vendimi për Komisionet Parlamentare

Shkruar nga Liberale
PD mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet vendimi për Komisionet

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të shtunë Grupin e saj Parlamentar.

Sipas News 24, grupi i PD do të mblidhet në orën 11:00, në selinë blu.

Siç mëson gazetari Stafa, në mbledhje do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare. Kujtojmë se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, ndërsa Partia Demokratike është shprehur se mbledhur duhen zhvilluar me prani fizike.

Grupi Parlamentar i PD-së do të marrë sot vendimin në lidhje me qasjen që do të ketë ndaj Komisioneve Parlamentare.

Sipas burimeve nga selia blu, një tjetër temë që pritet të diskutohet në mbledhje dhe të ketë prioritet është edhe Reforma Territoriale.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH