Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ka publikuar një video ku ballafaqon, premtimet e pambajtura të kryeministrit Edi Rama për fermerët shqiptarë dhe gjendjen reale ku ndodhet ekonomia shqiptare. Sipas Telitit fermerët shqiptarë janë të falimentuar, të pashpresë dhe të braktisur nga qeveria shqiptare.
Eksperti i PD-së thotë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim, dhe nuk ka propaganë e mashtrim që ta mbulojë këtë. Teliti thotë se produktet e tokës nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.
Në mbyllje të postimit të tij në rrjetet sociale Teliti ka krahasuar mbështetjen e fermerëve në vendet e rajonit, ku Shqipëria renditet e fundit.
https://www.facebook.com/DorTeliti/videos/352801189496878/