Prokurorët gjermanë kanë thënë se ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Rusia ose Çeçenia urdhëruan vrasjen e një gjeorgjiani në Berlin. Në fund të gushtit, 40-vjeçari Zelimkhan Khangoshvili u ekzekutua në parkun Kleiner Tiergarten të Berlinit.
I dyshuari në këtë rast, një shtetas rus 49 vjeç, i cili e qëlloi atë në kokë dhe gjoks, teksa vete ishte në makinë, shkruan DW.
Ministria e Jashtme gjermane gjithashtu njoftoi se dy punonjës në ambasadën e Rusisë në Berlin ishin shpallur non grata dhe janë dëbuar
Emrat dhe pozicionet e diplomatëve nuk u dhanë, megjithëse ministria tha se e ndërmori kete veprim pasi autoritetet ruse nuk arritën të “bashkëpunojnë sa duhet” në hetimin e vrasjes.
Ministria e jashtme ruse e quajti masën për t’i dëbuar diplomatët një “hap jo miqësor, të pabazuar” dhe u zotua të përgjigjet.
Khangoshvili ishte një azilkërkues me prejardhje çeçene nga Gjeorgjia që luftoi kundër rusëve si separatist ne vitet 1999 – 2009. Pas luftës, ai raportohet se ka punuar në Ukrainë dhe Gjeorgji kundër interesave ruse./Gazeta Liberale