Lionel Messi ka pranuar të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, me kontratën më të madhe në historinë e futbollit, sipas Agence France-Presse.
Më 30 dhjetor 2022, Al Nasr i Arabisë Saudite “tronditi” botën e futbollit duke njoftuar blerjen e Cristiano Ronaldos, duke nënshkruar një kontratë 2.5-vjeçare për 200 milionë euro në vit.
Katër muaj më vonë, dhe ndërsa marrëdhënia e Ronaldos me ekipin e tij nuk është në ditët më të mira, rivalët e përparuar të Al Nasr, Al Hilal po përgatiten të ndezin bombën e tyre pasi, siç zbuloi së fundmi AFP, marrëveshja e tyre me Lionel Messin është vulosur.
“Transferimi i Messit është një punë e përfunduar. Ai do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm”, tha një burim për agjencinë franceze, duke folur në kushte anonimiteti dhe pa përmendur emrin e klubit, por besohet gjerësisht të jetë Al Hilal.
“Kontrata është e shkëlqyer. Ne jemi vetëm duke finalizuar disa detaje të vogla”, shtoi burimi i paidentifikuar, me raportet që sugjerojnë se tarifa e tij vjetore do të jetë 450 milionë euro (të cilave do t'u shtohen bonuse të ndryshme).
“Kontrata e tij me Parisin skadon më 30 qershor dhe nëse klubi do të dëshironte ta rinovonte, do ta kishte bërë tashmë...”, ishte komenti i skuadrës franceze që e bleu në verën e vitit 2021.
Messi është ambasadori aktual i turizmit për Arabinë Saudite dhe do të bëhet sportisti më i paguar në historinë e futbollit botëror (dhe sportit në përgjithësi) dhe ajo që mbetet për t'u parë është nëse rivaliteti i tij me Ronaldon do të ringjallet sërish./Liberale.al