Prokuroria greke e Volos ka lënë të lirë tre skafistët vlonjatë. Shqiptarët Aleksandër Brozi, 25 vjeç, Hajri Shehaj, 42 vjeç dhe Renato Dalipaj 42 vjeç, të tre nga Vlora u lanë të lirë me detyrim paraqitje dhe me garanci 10.000 euro secili.
Ata gjithashtu nuk duhet të dalin nga territori grek dhe duhet të paraqiten 3 herë në muaj në Komisariatin e zonës.
Avokati Dimitri Kontula u shpreh se klientët e tij nuk kanë lidhje me grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe ngjarjen e 25 shtatorit ku u kap një gomone tjetër dhe u arrestua 35-vjeçari shqiptar, Gjergji Xhezo.
Avokati tha se dy gomonet nuk kishin itinerar të njëjtë dhe nuk kishte ngjashmëri kohore dhe tokësore të veprimtarisë së tyre, pasi njeri u kap në Agistri, tjetri në Psara dhe droga në Piperi.
Vetë të dyshuarit u shprehen se po transportonin 700 litra benzinë nga Agia Marina Koropi në ishullin Psara./Gazeta Liberale