Një automjet i transportit publik ka ngecur në mes të urës që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.
Një tragjedi është shmangur, teksa kishte edhe nxënës mes banorëve të dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit.
Thyerja e dërrasave ka rrezikuar jetën e të gjithë udhëtarëve përfshirë edhe nxënësit e shkollave, që ndodheshin në mjet në momentin që ai do të dilte në anën tjetër të lumit Mat. Ngjarja për pak u kthye në tragjedi, pasi ura ndodhet në një lartësi prej afro 50 metrash nga lumi i Matit.
Me gjithë apelin e bërë nga ana e banorëve, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për të rritur sigurinë e kësaj ure, e cila është e vetmja mënyrë që qindra banorë të dy fshatrave të Gurrës të kalojnë në rrugën nacionale Burrel – Klos.
Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente pasi ngjarja e sotme mund të ishte kthyer në tragjedi njerëzore.
Për shkak të dëmtimit të saj vite më parë, nga pamjet e afruar nga Report TV, në këtë urë janë shënuar edhe viktima, ku teksa kalonin mbi të, njerëzit kanë përfunduar në lumit Mat.