Aktualitet

Pacolli: Dënoj deklaratat ultra nacionaliste të Crvena Zvezda

               Publikuar në : 21:38 - 09/10/19 liberale

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli e ka deklaruar se futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit.

Postimi i Pacollit në Facebook:

I dënoj deklaratat ultra nacionaliste sot nga klubi serb i futbollit Crvena Zvezda. Futbolli nuk duhet të abuzohet politikisht dhe nuk mund të shërbejë si një mjet për përhapjen e urrejtjes dhe ultra-nacionalizmit. Ekipet serbe të futbollit nuk mund të luajnë në Kosovë pa respektuar rregullat dhe ligjet e Kosovës, përfshirë lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës. Serbia dhe klubet e saj të sponsorizuara duhet të ndalojnë ultra-nacionalizmin si një mjet kundër Kosovës dhe t’i japin fund provokimeve.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *