Aktualitet

Opozita e re, letër ambasadorëve: Dy kushte për votimin e reformës

Shkruar nga Liberale
Opozita e re, letër ambasadorëve: Dy kushte për votimin e

Opozita parlamentare i është drejtuar me një letër ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ku kërkojnë përfshirje dhe dialog në hartimin e Reformën Zgjedhore.

Në letër thuhet se opozita e re ndjehet e fyer, për faktin se opinioni i tyre është përjashtuar, prandaj kërkojnë trajtim të barabartë me ata që janë jashtë parlamentit. Më tej, paraqiten edhe propozimet e saj, ku kërkohet që Kodi Zgjedhor të mos jetë pazar mes dy partive, si dhe kërkohet përfshirje dhe krijimin e kushteve nga mazhoranca për një dialog transparent për kalimin e listave nga të hapura, në lista të mbyllura.

“Na lejoni që t’ju shprehim vlerësimet dhe konsideratën më të lartë për vendet dhe intstitucionet që ju keni nderin e madh të përfaqësoni në Tiranë. Ne gjithashtu ju shprehim konsideratën më të lartë për SHBA dhe BE në përpjekjet e vazhdueshme që ka synuar lehtësimin të nevojshëm për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithpërfshirëse.

Lidhur me këtë proces ku ju jeni përfshirë, na lejoni t’ju shprehim përmes kësaj letre protokollare dhe njëkohësisht publike disa vlerësime dhe qëndrimert tona.

Së pari, një mësim i vjetër shqiprare na kujton gjithmonë se asnjëherë nuk bëhen hesapet pa hanxhinë. Ne vlerësojmë se përjashtimi i plotë i opinioneve të opozitës është fyes për të gjithë ne.

Ne jemi deputetë të ardhur në Kuvendin e Shqipërisë me pëlqimin dhe propozimin zyrtar të udhëheqësve të partive, që kanë braktisur sot Kuvendin. Zgjedhja jonë ka qenë e qartë, mes luftës së verbër të revanshit politik të ish-udhëheqësve dhe rrugës së respektit për zgjedhësit tanë bashkë me respektin për frymën e Kushtetutës dhe të ligjit, ne vendosëm Kushtetutën dhe Ligjin aspak Lulin dhe Monikën.

Ne zgjodhëm të ngremë zërin për njerëzit e thjeshtë, por kurrsesi luftën për pushtet, apo zhurmën e protestave me molotov që shkuan deri aty sa të djegin tempullin e demokracisë Kuvendin dhe votën e lirë.

Në këto kushte kemi vendosur së pari të kërkojmë minimalisht trajtimin e barabartë me ata që janë jashtë parlamentit, por nuk do të pranojmë aspak diskriminimin dhe fyerjen ndaj nesh.

Dë dyti, ne kemi mendime të ndryshme dhe nuk i shërbejmë asnjë partie, por kemi një mendim të unifikuar për dy çështje.

Deputetët e opozitës parlamentare propozojnë:

A) Kodi i Ri Zgjedhor duhet të jetë pasqyrë e pastër e reflektimit të plotë jo copa copa, të të gjitha rekomandimeve të raporteve të njëanshme të OSBE-ODHIR dhe aspak pazari i radhës së dy partive të mëdha dhe të patericës së tyre presidenciale për komisionerët e tyre partiakë që kanë qenë dhe mbeten kanceri i zgjedhjeve prej 30 vitesh.

Ne jemi të gjithë në një mendje: Një pazar i tillë që mund të duket si marrëveshje por që ka shkatërruar propozimet ODHIR nuk do ta votojmë.

B) Ne po ashtu jemi në një mendje që Kodin e Ri Zgjedhor nuk do ta votojmë në rast se shumica në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të na krijojë kushtet dhe garancitë për një dialog serioz transparent dhe të hapur me ne, për kalimin nga listat e hapura në lista të mbyllura”, thuhet në letër./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH