
Kumbulla operohet të martën, rikthehet në vitin 2024Mbrojtësi shqiptar do të operohet në gju, rikuperimi zgjat 6-8 muaj
Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla do të rikthehet në fushë në vitin 2024. Ai ka dëmtuar rëndë gjurin e djathtë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Pas një konsultimi të gjatë me stafin mjekësor, është vendosur që ai do të operohet të martën në një klinikë të specializuar në Milano. E sigurt është që ai nuk do të mund të kthehet në fushë deri në fillim të vitit 2024. Futbollistit do t’i duhen 6-8 muaj pushim për t’u rikuperuar, nga momenti i operacionit.
Mbrojtësi shqiptar u dëmtua në ndeshjen kundër Milan. Trajneri i skuadrës verdhekuqe, Hoze Morinho e kuptoi dëmtim e rëndëm dhe tani duhet t’i bëjë llogaritë me mbrojtësin shqiptar vitin që vjen.
Megjithë hidhërimin që ka ndjerë Kumbulla pas njoftimit të ardhur nga stafi mjekësor për operacionin dhe qëndrimin e tij të gjatë jashtë fushe, ai po pret të përjetojë një gëzim në aspektin personal në familjen e tij. Pas disa javësh mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bëhet baba i një vajze.