Opinion

OPINION nga Erl Kodra: Edi Rama - një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent

Shkruar nga Liberale

OPINION nga Erl Kodra: Edi Rama - një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent

Nga Erl Kodra

Është interesante - në fakt është e tmerrshme - sepse në botën që njohim nuk ekzistojnë ata lloj kriminelësh që i pranojnë krimet e tyre, sidomos ata kriminelë që janë të veshur me pushtet politik dhe ekonomik. Nëse njihni ndonjë, me siguri që ai nuk ka lidhje me krimin.

Do të ishte po ashtu interesante, nëse presupozojmë se të gjithë shqiptarët janë mafiozë, domethënë, jo mafiozë dosido, por mafiozë klasikë nga ata që i kemi parë në filma. Jo se shqiptarët nuk shkelin të gjithë ngapak ligjin, por të kuptohemi; unë e kam fjalën për mafiozë të veshur me pushtet politik, siç bie fjala Kryeministri Edi Rama, ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ish-Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako, ish-Kryetari i Bashkisë Kavajë Elvis Roshi, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm, ish-Presidenti Ilir Metaj. Por jo, sepse shumica e shqiptarëve maksimumi mund të jenë "shkelës të vegjël të ligjit" - dhe asgjë më shumë se kaq. Mbetet se mafiozët e vërtetë janë vetëm emrat e mësipërm. Dorasit, domethënë trafikantët e drogës, vrasësit me pagesë dhe pastruesit e parave (biznesmenët) janë një shkallë më poshtë se emrat e mësipërm. Sepse pushteti politik është eskluzivitet i politikanëve, domethënë Edi Ramës dhe gjithë të tjerëve poshtë tij.

Nuk ka asnjë shans që në Shqipëri të vidhen kaq shumë para nga Buxheti i Shtetit dhe Edi Rama të mos dijë asgjë. Po ashtu nuk ka asnjë shans që në Shqipëri të pastroheshin parat e trafiqeve në ndërtim dhe Edi Rama të mos ketë gishtë në këtë histori. Miliarda euro janë larë dhe vazhdojnë të lahen nëpër kullat e Tiranës dhe pallate në mbarë Shqipërinë; miliona euro kanë përfunduar në ofshore, miliona të tjera vazhdojnë të rrjedhin nga Buxheti i Shtetit dhe drejt e në llogaritë e vartësve të Edi Ramës, dhe prap Edi Rama nuk di asgjë?!

Këto që po i shkruaj nuk janë aspak gjëra të reja. Domethënë ne e dimë që Edi Rama është kryemafiozi, dhe se Arben Ahmetaj ka qenë numri 2 pas 1-shit. Puna është se Edi Rama e lëshoi Arbenin kur e pa keq punën me SPAK, me shpresën se SPAK nuk do të shkojë deri në fund. Nga ana tjetër, Ahmetaj është në arrati, me një pjesë të vogël të pasurisë të sekuestruar, dhe që rrezikon shumë vite burg.

Kështu, Arben Ahmetaj ka filluar të flasë. I mbyturi të mbytë - i thonë një fjale.

Mund të ndodhë që Edi Rama të fitojë dhe të mos i hyjë gjëmb në këmbë. Mund të ndodhë që SPAK-ut të rrethohet me metodat e njohura mafioze. Asgjë nuk është e pamundur në këtë botë. Por pavarësisht se çfarë do të thotë propaganda e maf-medias dhe e vet Ramës, të paktën dijeni se Edi është thjesht një mafioz. Një MAFIOZ i gjatë dhe elokuent.

E vetmja shpresë mbetet se SPAK nuk do të ndalet, ose nuk do të mundet nga MAFIA. Përndryshe, më mirë të bëhemi të gjithë mafiozë dhe le të fitojë më i forti. Njësoj si në filma.

Poll
SHQIPENGLISH