*Prof. Dr. Gjokë Uldedaj
Për Universitetin “Qiriazi”, kjo është një ditë e rëndësishme: Është festa e 102 vjetorit të Universitetit, që përkon edhe me festën e madhe të 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut. Por e veçanta e kësaj dite, për të cilën edhe jemi mbledhur, është vlerësimi që ne do t’i bëjmë Prof. Dr.Enver Hoxhaj, duke i akorduar titullin më të lartë, “Doctor Honoris Causa”.
Prof. Dr. Enver Hoxhaj është sot një nga figurat më të dashura, më të spikatura dhe shumë dimensionale të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai është një intelektual i vërtet me edukim dhe shkollim Europian, një mishërim i tipareve të Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit, por të një kohe tjetër: i kohës së dialogut, faktorizimit, integrimit, diplomacisë dhe zhvillimit euroatlantik të shqiptarëve në trojet e tyre dhe në diasporë.
Ai ka kontribute të çmuara për nxitjen dhe zhvillimin e modeleve të qëndrueshme dhe praktikave më të mira në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës në Shqiptari.
Nderimi dhe vlerësimi me titullin “Doctor Honoris Causa”, për Prof. Dr. Enver Hoxhaj është një nder dhe privilegj i veçantë për Universitetin tonë, duke e vendosur figurën e tij, përkrah emrave të tjerë të shquar, që janë nderuar përgjatë viteve.
Senati Akademik i Universitetit “Qiriazi”, duke nderuar këtë figurë të spikatuar, nderon edhe kontributin që kanë dhënë bijtë e shquar të Kosovës, për liri, pavarësi, integrim dhe zhvillim euroatlantik.
*Fjala përshëndetëse e Rektorit të Universitetit “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj në cermonin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa”, për Prof. Dr. Enver Hoxhaj