Globi

OBSH: 1 në 10 njerëz mund të jetë me Covid-19

Shkruar nga Liberale
OBSH: 1 në 10 njerëz mund të jetë me Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se afërsisht 1 në 10 njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, duke lënë pjesën dërrmuese të popullsisë së botës të prekshme nga kjo sëmundje.

Në deklaratën e dhënë për Bordin Ekzekutiv të agjencisë, Mike Ryan, u shpreh se infektimet ishin në rritje në disa pjesë të Azisë Juglindore dhe vdekjet ishin në rritje në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut Lindor.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Kjo ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga qyteti në fshat, ndryshon në varësi të grupeve. Por do të thotë se shumica e botës mbetet në rrezik", tha Ryan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH