Nuredin Dumani, ndryshe i penduari i drejtësisë, vijon që të zbërthejë detaje nga atentatet që kanë ndodhur në vendin tonë.
Mësohet se Dumani ka folur para hetuesve për vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku u vranë Indrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Alibeaj dhe Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt.
Duke folur për këtë ngjarje ai nuk ka kursyer as vëllain e tij, duke thënë se Dashamir Dumani ka qenë i përfshirë në këtë atentat, ku u ekzekutuan 3 persona. Për më tepër Dumani ka thënë se më shumë detaje për atentatin mund të japë pikërisht vëllai i tij, Dashamir Dumani.
Si ndodhi atentati trefishtë në Bradashesh?
Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Elbasanit, në Bradashesh në vitin 2018, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Në atentat humbi jetën Endrit Alibej 34 vjeç, nga Elbasani dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç po nga Elbasani, po ashtu mbetur i vdekur edhe një shtetas turk, Erdal Duranay 51 vjeç.
Personat në fjalë sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar duke i lënë të vdekur në vend.