Showbiz

Një muaj dinamik në punë dhe dashuri, si do të jetë muaji qershor për të gjitha shenjat e horoskopit

Shkruar nga Liberale
Një muaj dinamik në punë dhe dashuri, si do të jetë

Muaji qershor nuk sjell qetësi për ju, madje do të jetë shumë dinamik në të gjitha fushat e jetës. Sipas parashikimit të astreologes Krisanthi Kallojerit, kjo javë do të jetë e qetë dhe fundii saj i mbushur me momente të ëmbla, por periudha kërkon kujdes në aspekte të ndryshme. Ndihma nuk do të mungojë por njëkohësisht është e nevojshme vetëpërmbajtja dhe organizimi nga ana e shenjave.

Dashi – Keni përpara një javë pozitive, me zhvillime interesante në jetën personale e profesionale. Do të ndiheni mirë, do të jeni erotikë, sidomos javën e ardhshme kështu që shanset për të gjetur njeriun e jetës janë të shumta, por kujdes me zgjedhjet sepse sasia nuk siguron cilësinë. Me hënën e plotë në Shigjetar mund të realizoni një udhëtim, edhe pse me pengesa. Do të jeni krijues për planet e së ardhmes dhe të gjitha këto në një klimë entuziaste nga ana juaj. Problemet e vogla do të ekzistojnë, por ato do të heqin që të merrni vendime pozitive dhe të duhura. Qershori është një muaj shumë erotik dhe krijues për ju, mjaft që mos të jeni egoist dhe arrogant me sjelljen tuaj.

Demi – Javë e periudhë shumë e mirë për ju me Jupiterin në shenjën tuaj. Dëshirat tuaja do të jenë të shumta, por do të keni mundësinë të realizoni shumë prej tyre. Fundi i javës, data 2 dhe 3, e premtja dhe e shtuna janë ideale për ju. Do të kaloni bukur, do të përjetoni një atmosferë romantike, do të merrni një dhuratë ose do të përfitoni nga rrjeti juaj social ndaj mos rrini brenda, veçanërisht të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës si dhe ata të 10-ditëshit të parë, keni mundësi zhvillimi, përparimi dhe zgjidhje të çështjeve që ju preokupojnë. Me hënën e plotë në Shigjetar kujdes në sferën financiare edhe pse mund të vijë një ndihmë. Trajtoni me kujdes marrëdhëniet miqësore sepse mund të krijohet një problem. Qershori ju fton të jeni të kujdesshëm me financat.

Binjakët – Këtë javë do të krijohet mundësia që të keni një përfitim ekonomik, rritje në pagë ose një punë të dytë që do ju krijojë kushte për të ardhura më të mira. Gjithsesi, keni një përfitim që do të vijë si një dhuratë në fund të javës. Jeni shumë të aktivizuar, me kontakte, lëvizje të vogla, udhëtime të cilat sjellin rezultate, por duhet të jeni të kujdesshëm, mos jini të nxituar në lëvizje dhe mënyrën si komunikoni me të tjerët. Hëna e plotë përballë jush në datën 4 ju fton të përqendroheni në marrëdhënie e bashkëpunime dhe t’iu jepni rëndësinë e duhur, veçanërisht më të kujdesshëm në marrëdhëniet profesionale dhe në bashkëpunimet financiare. Në të njëjtën kohë, disa nga ju do të krijojnë një lidhje, do të takojnë një person që iu përgjigjet kërkesave tuaja. Në këtë hënë të plotë, jini të disiplinuar, të programuar, kryesisht në fushën profesionale sepse do të jeni nën mikroskop dhe gabimet do t’ju kushtojnë. Qershori është kërkues me sfida por edhe ju do të jeni të ndërgjegjshëm e të gatshëm që t’iu përgjigjeni.

Gaforrja – Kjo javë është shumë e bukur dhe romantike për ju, veçanërisht në fund të saj disa nga ju mund të udhëtoni ose programoni një udhëtim për më vonë. Ju që nuk do të udhëtoni, do të udhëtoni me shpirt e mendje, do të bëheni ëndërrimtarë. E premtja dhe e shtuna, dy ditë romantike e krijuese për ju në çdo drejtim, veçanërisht për të lindurit në 4 ditët e fundit të shenjës ku mund të manifestoni, të kërkoni një dëshirë që mund t’ju plotësohet. Një nga çështjet e periudhës do të jenë financat tuaja ku do të keni vërtet të ardhura, por edhe shpenzime më tepër se sa duhet. Gjatë gjithë Qershorit duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vendosni objektiva të cilat situata financiare ka mundësi t’i mbështesë. Më hënën e plotë në Shigjetar duhet t’i përvisheni punës, të bëni një organizim të mirë me qëllim që stresi, lodhja dhe pasojat e tyre mos të ndikojnë te ju.

Luani – Kryesisht fundi i javës krijon kushte për takime dhe biseda intime, por për disa edhe një lidhje afektive të fshehtë. Fundi i javës premton një mbështetje ekonomike, reale edhe pse e vogël ose një mbështetje në planet tuaja për të ardhmen. Me Marsin në shenjën tuaj jeni shumë aktivë, entuziastë, realizues por nuk duhet të nxitoheni dhe kontrolloni egoizmin tuaj. Hëna e plotë në datën 4 Qershor është shumë erotike, ju vetë jeni solarë dhe do i magjepsni të tjerët, por edhe ata ju prandaj përfitoni prej saj. Gjatë Qershorit duhet të jeni të vetëdijshëm për kufijtë tuaj sepse përpjekjet për të dominuar gjithçka dhe këdo mund të mos sjellin rezultatet e dëshiruara. Në Qershor, disa ndryshime mund të jenë të paevitueshme. Do të jeni dinamikë, pasionantë, erotikë dhe do të keni mundësi për arritje dhe suksese.

Virgjëresha – Periudha dhe java janë pozitive për ju. Në fund të saj, kjo javë mund të krijojë kushtet për një bisedë me partnerin, bashkëpunëtorin, të dashurin që mund të ketë karakter financiar. Paralelisht, të premten dhe të shtunën klima do të jetë shumë erotike dhe mund të krijoni një lidhje të re ose atë që keni ta idealizoni më tepër se sa duhet. Kujdes të lindurit në ditët e fundit të shenjës, në 10-ditëshin e fundit pasi iluzionet, idealizimi dhe mbivlerësimi i një situate apo personi, më vonë mund t’ju udhëheqë në një zhgënjim. Hëna e plotë në Shigjetar është mjaft kërkuese për ju, Qershori është kërkues, me plot sfida, përgjegjësi e vështirësi dhe duhet të tregoni mirëkuptim, durim në marrëdhëniet tuaja, të mbroni ato për të cilat jeni të interesaur dhe të zgjidhni me qetësi çështjet që mund të paraqiten në familje ose punë. Disa nga ju mund të kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre, kryesisht më të ndikuar janë të lindurit në 10-ditëshin e parë.

Peshorja – Një javë dhe në përgjithësi një periudhë e qetë dhe pozitive për ju. Të premten dhe të shtunën krijohen kushte shumë të mira për zhvilim në fushën profesionale, shanse për karrierën tuaj të cilat do të ndryshojnë për më mirë jetën e përditshme. Të interesuarit mund të gjejnë një punë përgjatë kësaj periudhe, mund të filloni një histori dashurie në ambientin e punës ose jetën sociale. Me hënën e plotë në datën 4 do të gjeni mbështetje në planet tuaja, të cilat duhet të kenë baza të shëndosha sepse përndryshe nuk mund të funksionojë dhe mund të sjellë pengesa ose anulimin e tyre. Në përgjithësi, gjatë Qershorit do të jeni të komunikueshëm, të dashuruar, të zjarrtë, pasionantë dhe do të keni takime të rëndësishme, do të keni momente të bukura dhe mundësi për të udhëtuar.

Akrepi – Kjo javë, veçanërisht në fund të saj premton zhvillime pozitive për jetën tuaj persoanle e profesionale. Të premten dhe të shtunën do të keni mundësi të krijoni një lidhje afektive ose bashkëpunim profesional. Mund të bëni një udhëtim vetëm ose me të dashurin që do t’ju afrojë. Fillimi i javës së ardhshme ka disa vështirësi për ju ndaj kontrolloni sjelljen tuaj, mos iu impononi të tjerëve dhe mbroni marrëdhëniet tuaja. Me hënën e plotë në datën 4 fokusohuni në sferën financiare dhe përpiquni të keni një planfikim të mirë sepse do të keni të ardhura, por shpenzimet do të jenë më të mëdha. Nëse doni të bëni një investim ose lëvizje të madhe financiare, sigurohuni që panet janë në baza reale dhe dini si të veproni. Në Qershor dhe javën që vjen përdorni strategjinë tuaj që është një nga talentet tuaja, nëse doni të keni të sigurt suksesin pasi etja juaj në fushën profesionale do të jetë shumë e theksuar.

Shigjetari – Java dhe fundi i saj premton zhvillime pozitive në lidhje me çështje që ju preokupojnë në jetën tuaj të përditshme. Disa nga ju do të zgjidhin një çështje familjare ose do të përfitoni nga familja. Hëna e plotë në shenjën tuaj kërkon që të fokusoheni te vetja, të keni një ekulibër në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe në bashkëpunimet tuaja si dhe të ngrini barrën e përgjegjësisë në lidhje me shtëpinë, familjen, prindërit që këtë herë mund të kenë më shumë nevojën tuaj. Qershori është shumë dinamik, entuziast për ju, me arritje e suksese dhe në çdo veprim që do të bëni, kini parasysh që të keni ndjenjën e përgjegjësisë dhe paralelisht, lidhjen me realitetin, shihini gjërat në përmasa reale.

Bricjapi – Jupiteri në Dem krijon të gjitha kushtet për të vepruar me vendosmëri dhe për të patur sukses në jetën profesionale e personale. Fundi i javës krijon kushte ideale për një lidhje në jetën tuaj personale ose bashkëpunim profesional. Dilni, pranoni ftesat, kaloni bukur por mbani sytë hapur sepse diku aty mund të gjendet një person prej të cilit mund të përfitoni ose të krijoni një lidhje. Me hënën e plotë në Shigjetar mund të ndiheni të lodhur, të stresuar dhe mirë është të gjeni kohën për t’u relaksuar. Lindin probleme në jetën tuaj të përditshme në të cilat duhet të evitoni keqkuptimet me njerëzit e rrethit dhe rrjetit tuaj. Gjatë Qershorit duhet të menaxhoni mirë dëshirat dhe pretendimet tuaja se do të jenë të larta dhe duhet të dini cilat janë reale dhe të realizueshme.

Ujori – Kjo javë, veçanërisht në fund të saj, premton një përfitim ekonomik që mund të vijë nga puna juaj ose vajtje-ardhjet e këmbimet në jetën tuaj të përditshme. Hëna e plotë në Shigjetar në fund të javës do të nxjerrë sërish në pah çështjet ekonomike ose që kanë të bëjnë me investime. Ju favorizoheni, por që të jeni tërësisht të fituar duhet të jeni sa më të programuar në planet që keni bërë. Qershori do jetë një muaj konstruktiv dhe deri në njëfarë mase vendimtar për të ardhmen tuaj ndaj duhet të keni sensin e masës në çdo hap e veprim që do të bëni si dhe të fokusoheni në bashkëpunimet dhe marrëdhëniet, do keni shanse unike dhe disa konflikte që mund t’i provokoni ju, por janë të paevitueshme.

Peshqit – Kanë përpara një javë shumë pozitive megjithëse dje e sot mund të keni hasur vështirësi, kryesisht të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës. Në dy ditët e fundit të javës, të premten dhe të shtunën janë ideale për ju, është një situatë shumë romantike, erotike sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës. Do jepni e merrni dhurata, dashuri, jeni të ndjeshëm ose mund të kaloni bukur. Disa mund të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe. Gjërat janë disi më të vështira me hënën e plotë në Shigjetar në datën 4 ku kërkohet të jeni të përqendruar, të disiplinuar, të organizuar në fushën profesionale dhe nëse veproni pikërisht kështu, suksesi është i sigurt. Për ata që janë në mosha më të reja, mund të hasin vështirësi në fushën profesionale prandaj duhet të veproni me shumë këmbëngulje. Muaji Qershor ka sfida, por nëse do ngrini barrën e përgjegjësisë, të jeni vetvetja, të krijoni një besim të vërtetë te të tjerët, jo ta zbukuroni situatën dhe imazhin tuaj, do të jetë një muaj rezultativ.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH