Globi

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skënderaj

Shkruar nga Liberale
Një i vrarë dhe dy të plagosur në Skënderaj

Një person ka mbetur i vdekur, kurse dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sonte në fshatin Baks të Skenderajt.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrie Pllana, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Pas një mosmarrëveshjeje sonte në orën 19:00 në fshatin Bask tre persona janë plagosur me armë zjarri. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë”, tha Pllana.

Ajo tha sende nuk dihen motivet e mosmarrëveshjes që shkaktuan vrasjen një personi dhe plagosja e dy të tjerëve.

Sipas saj dy të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH