Aktualitet

Nis shembja e objekteve te Astiri, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Shkruar nga Liberale
Nis shembja e objekteve te Astiri, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për shembjen e disa objekteve të tjera në zonën e Astirit.

Forca të shumta policie janë mbledhur në orët e para të mëngjesit për të mbështetur punën e IKMT-së në këtë aksion, ndërsa nuk ka pasur rzistencë nga banorët.

Aksioni ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi “Shqiponja” deri tek “Pallati me Shigjeta”.

Në këtë perimetër është krijuar trafik i rënduar, ndërkohë që policia ka vendosur shiritat për perimetrin e sigurisë. Objekte do të shemben me eskavatorë, kurse një me shpërthim të kontrolluar./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH