Globi

Ngjarje e rëndë, 55-vjeçari tenton të ndalojë makinën, përfundon poshtë rrotave

Shkruar nga Liberale
Ngjarje e rëndë, 55-vjeçari tenton të ndalojë

Një 55-vjeçar grek është gjetur nën rrotat e makinës së tij, pasi ka tentuar të ndalojë makinën që po ecte mbrapsht dhe është transportuar në spital me plagë të rënda.

55-vjeçari kishte dalë nga makina për të marrë diçka në banesë, por kishte parë që mjeti ishte duke ecur mbrapsht.

Ai ka tentuar që ta ndalojë atë duke e shtyrë, por për fat të keq është rrëzuar duke u aksidentuar rëndë.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAB-it, e cila e ka transportuar në spital.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH