Aktualitet

Nën kërcënimin e armës grabiti para në një pikë karburanti, kapet i riu nga Lushnja

Shkruar nga Liberale
Nën kërcënimin e armës grabiti para në një

Një 31-vjeçar, mëngjesin e kësaj të marte, grabiti një shumë parash në një pikë karburanti në qytetin e Lushnjës.

Sipas policisë, përmes kërcënimit me armë gjahu, i riu ka marrë xhiron ditore dhe më pas është larguar. Pas disa orësh ndjekjeje, ai u arrestua në Elbasan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi heroine dhe një peshore elektronike, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH