Elioni ishte një djalë si shumë të tjerë. Ai ishte vetëm 15 vjeç dhe kishte një pasion të madh për futbollin. Pasditen e së dielës ai kishte zgjedhur ta kalonte kohën e lirë me miqtë e tij, por një zgjedhje e gabuar i kushtoi tragjikisht jetën.
Sipas raportimeve, djali dhe miqtë e tij zbritën nga një tren që sapo kishte mbërritur në Chiari nga Milano. Kishte një nënkalim për të dalë nga stacioni, por ai vendosi të kalojë mbi shinat.
Por pikërisht në atë moment, një tren tjetër po mbërrinte nga Breshia me destinacion Milanon dhe mashinisti, ndërsa kuptoi se i riu po kalonte, nuk mundi të bënte asgjë për të ndaluar trenin në kohë.
Goditja ishte jashtëzakonisht e fortë qa sa e hodhi pesëmbëdhjetë vjeçarin dhjetë metra larg. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, djali nuk ia doli. Çdo përpjekje për t’i dhënë ndihmën e parë ishte e kotë, pasi plagë te marra i sollën vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje brenda pak minutash kanë mbërritur edhe prindërit e tij, të tronditur nga skena ku u gjendën. Stacioni qëndroi i mbyllur për një kohë të gjatë, për të lejuar organet kompetente të kryejnë hetimet dhe mbi të gjitha të rimontojnë dhe marrin trupin e 15-vjeçarit.
Fundi tragjik i Elion Shalës padyshim që tronditi mbarë komunitetin e Chiari, ku ai lindi dhe u rrit, edhe pse me origjinë shqiptare.
Klubi i futbollit ku ai ishte pjesë i dedikoi një mesazh lamtumire.
“Gjetja e fjalëve të duhura në këto momente është gjithmonë e vështirë, sidomos në këtë rast, ku ishte i përfshihet sulmuesi ynë 15-vjeçar! Elion na le buzëqeshjen tënde të përhershme dhe vitalitetin e madh. Ke qenë në gjendje t'i bësh të gjithë të të duan, pasi ishe miqësor dhe i dobishëm me të gjithë. Ne do të përpiqemi t'i qëndrojmë pranë Erionit (vëllait), mamit Matildës dhe babit Ilir për t'i bërë ata të ndihen më pak të vetëm. Lamtumirë Bombardues!” /Liberale.al/