Përmes telefonave celularë. Të gjithë, me ekranin që mbahet ndezur në çdo kohë, shpërqendrohen gjatë mësimit. Vlen për të gjithë: për nxënësit por, dhe ky është lajmi, edhe për mësuesit. Kështu vendosi një institut shkencor në Bolonja , Malpighi, që të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollë. Të gjithë telefonat inteligjentë do të dorëzohen në hyrje.
Nxënësit duhet të dorëzojnë telefonin inteligjent para se të hyjë në klasë dhe do t'i kthehet nga bashkëpunëtorët e shkollës, në fund të mësimit. Mësuesit, nga ana tjetër, e lënë atë në dhomën e mësuesit, në tavolinën ose çantën e tyre, por rreptësisht jashtë klasës. Ndalimi i përdorimit të celularit, jo për mësim, është tashmë i pranishëm në shkollën italian. Por në fakt nxënësit vazhdojnë ta përdorin atë nën tavolinë dhe mësuesit, mes qortimeve, i hedhin edhe ata vetë një sy telefonit të tyre gjatë mësimit.
E gjithë kjo nuk do të duhet të ndodhë më, sipas institutit, pasi duket sikur mësues dhenxënës shkojnë në shkollë për të lundruar në rrjetet sociale. /Liberale.al/