Aktualitet

Në pritje të BKH, si funksionon ‘dora e hekurt’ e antikorrupsionit

Shkruar nga Liberale
Në pritje të BKH, si funksionon ‘dora e hekurt’ e

Ngritja e Prokurorisë së Posaçme të SPAK pritet të ndiqet nga ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Struktura e specializuar e policisë gjyqësore konsiderohet ndryshe “dora e hekurt’’ e prokurorisë speciale antikorrupsion.

Ambasada amerikane ka njoftuar se oficerët shqiptarë që do të jenë pjesë e saj po trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia.

Prej disa muajsh, 60 oficerë kanë marrë eksperiencë për praktikat më të mira perëndimore dhe gjithashtu janë trajnuar me pajisjet më moderne të hetimit. Ata do t’i nënshtrohen kontrollit të poligrafit të njohura ndryshe si makina të së vërtetës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi muajin e shkuar se i ka dhuruar Ministrisë së Brendshme pesë të tilla.

Drejtorit dhe anëtarëve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare për tu siguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri. Drejtori i këtij institucioni do të zgjidhet nga tre anëtarët e prokurorisë së posaçme.

Sipas ligjit, trajnimi dhe përgatitjet e hetuesve të BKH do të mbikëqyren nga një komision ndërkombëtar.

Prokurorët e SPAK mund të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministri, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera në varësitë Qeverisë ose jo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH