Globi

Ndryshket kulla Eiffel, rrezikon të deformohet dhe të bjerë

Shkruar nga Liberale
Ndryshket kulla Eiffel, rrezikon të deformohet dhe të bjerë

Kulla Eiffel sipas raportimeve ka filluar të ndryshket dhe ka nevojë urgjente për restaurim, pasi rrezikon të deformohet dhe të bjerë.

“Është shumë e thjeshtë, nëse Gustave Eiffel do ta vizitonte vendin, do t’i kishte rënë të fikët. Nuk ka gjasa të bjerë nesër në mëngjes, por është e vërtetë që nuk është aspak mirë.”,  shprehet një nga punonjësit për mirëmbajtjen e kullës.

Dhe francezët tani po shqetësohen se monumenti i tyre kryesor, i ngritur në 1889 dhe një nga atraksionet turistike më të vizituara në botë me 6 milionë vizitorë çdo vit, është në rrezik të pësojë një fatkeqësi në shkallë të ngjashme me atë që i ndodhi Notre Dame në 2019, kur çatia mori flakë dhe u dogj për 15 orë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH