Aktualitet

Ndryshime në ligjin “Për strehimin social”, qeveria zbardh planin për 6 mijë familje (prioritet çiftet e reja)

Shkruar nga Liberale
Ndryshime në ligjin “Për strehimin social”,  qeveria

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj paraqiti të hënën në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”.

Ibrahimaj bëri të ditur se ndryshimet sigurojnë zgjerimin e përfituesve edhe me kategorinë e të punësuarve në administratën publike, të rinjtë dhe familjet e reja.

Sfidat tona të përcaktuara në këto ndryshime ligjore për të shtuar numrin e përfituesve nga program i kreditimit të lehtësuar me nga 2 000 përfitues çdo vit në tre vitet e para i kushtojnë buxhetit të shtetit përkatësisht 228 milionë lekë vitin e parë, 434 milionë lekë vitin e dytë dhe 584 milionë lekë vitin e tretë për gjithsej 6 000 familje”, deklaroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Sipas ministres, krahas masave që qeveria po ndërmerr për rritjen e pagave, programi politik qeverisës 2021-2025 synon të adresojë nevojën e familjeve të reja për strehim dhe krijimin e më shumë mundësive dhe siguri për të rinjtë, në krijimin e familjes dhe ndërtimin e të ardhmes në vendin e tyre.

Ndryshimet propozojnë riformulimin e kategorisë “çift i ri” në “familje të reja” (shpeshherë është keqinterpretuar se çifti i ri nuk përfshin fëmijët) si edhe ndryshimin e kufirit moshor, duke qenë se familjet e reja po krijohen gjithnjë e më shumë në një moshë më të madhe se më parë” shpjegoi ministrja Ibrahimaj.

Më tej, ministrja theksoi se ndryshimet ligjore propozojnë shtimin e një kapitulli të ri që adreson mbështetjen me kredi të lehtësuara për strehimin e punësuarve të administratës publike.

Programi i kreditimit të lehtësuar është nga programet më të kërkuara nga qytetarët. Në vitin 2013 ky program u pezullua për shkak të mbartjes së një borxhi prej mbi 300 milionë lekë ndaj bankës me të cilën zbatohej ky program. Në vitin 2019 e rihapëm përsëri programin duke parë edhe rënien e normave të interesit. Nga viti 2020 kanë përfituar 1 150 familje dhe janë në proces edhe 1 500 familje të tjera, por procesi është ngadalësuar për shkak të vështirësive në gjetjen e banesave me çmime të përballueshme në treg”, tha ministrja Ibrahimaj.

Nga viti 2014 deri më 2020 ministrja tha se janë shpërndarë rreth 3.3 miliardë lekë, për strehimin e 12.750 familjeve. Gjatë mandatit të tretë, përfshi edhe vitin 2023, janë shpërndarë rreth 2 miliard lekë dhe janë planifikuar të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13.900 familjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH