Showbiz

Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Kristaq Mitro

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Kristaq Mitro

Regjisori i njohur Kristaq Mitro është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Mitro ishte një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë të thella në historinë e filmit tonë.

Regjisori i dhjetëra filmave shqiptarë aktualisht jepte kontributin e tij si pedagog pranë Universitetit të Arteve në degën Regji-Filmi.

Shumë filma të njohur të kinematografisë shqiptare mbajnë emrin e tij si regjisor. Ndër ta edhe “Një djalë edhe një vajzë”, ‘Duaje emrin tënd”, “Njeriu i mirë”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, etj.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH