Aktualitet

Muzikë pa tekst, ose këngë me fjalë banale, sherr mes Don Xhonit dhe Sinan Vllasaliut

Shkruar nga Liberale

Tekstet e këngëve dikur i shkruanin poetët në vendin tonë dhe këngët e tyre kanë mbetur si himne për ata që shijuan muzikën. Sot mund ta shkarravisë kushdo një këngë. Prandaj edhe një debat po zhvillohet vitet e fundit, mes atyre që nuk e këndonin pa tekst dhe kuptimin që duhet të ketë një këngë dhe brezit të ri të muzikantëve, shumë prej të cilëve identifikohen si repera.

Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu dhe reperi Don Xhoni janë përplasur në distancë me njëri-tjetrin.

Don Xhoni ka reaguar pasi Vllasaliu i ftuar në “Impact” tha për reperin se nuk e njeh dhe se tekstet këngëtareve të tilla janë  banale.

“Heshtje gjithandej! Krejt këto rekorde që po i thyej qysh s’po ju vjen marre mu krahasu masnej. Ato që si keni mrri me vjet jam tu i thy me 22 vjet bebe, jam tu i *** rekordet rënd. Pranoje ose jo senet shihen, njerëzit flasin. Këto janë fakte, hala kam me jep shumë e me ju bind çdo dit e më shumë o dashamirët e mi. Urime ky vit i ri e ishalla veq hajër e gëzime”, shkruan Don Xhoni në Instagram.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH