Globi

Murgesha dëbohet pas mesazheve erotike, pranon gabimin por kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim për cënim privatësie

Shkruar nga Liberale

Një murgeshë u dëbua nga manastiri për thyerje të betimit të dashurisë ndaj Zotit. Ajo pranon se ka shkëmbyer mesazhe me përmbajtje seksuale me një prift, por ata nuk kanë patur marrëdhënie intime.

Kryemurgesha Teresa Agnes Gerlach, 43 vjeçe, e cila ndodhet në një karrige me rrota dhe me aftësi të kufizuara, u akuzua gjatë seancës dëgjimore për thyerje të betimit.

“Bëra një gabim të tmerrshëm. Nuk isha mirë nga mendtë. Edhe një murgeshë mund të gabojë”, iu drejtua ajo Michael Olson, peshkopit që po e merrte në pyetje.

Gerlach u dëbua nga manastiri që drejtonte në Arlington, Teksas pasi hetimi zbuloi marrëdhënien e saj me priftin Bernard Marie.

Ajo ka ngritur një padi prej 1 milionë dollarësh ndaj peshkopit dhe dioqezës duke i akuzuar për cenim privatësie, sekuestrim të mjeteve elektronike dhe njollosje të figurës.

Ajo shprehet se drejtuesit e kishës thanë se ajo theu betimin duke  anashkaluar faktin që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me priftin si dhe janë kapur pas një deklarate të saj se në një muaj i ishte vonuar cikli menstrual.

Gerlach tha se ajo nuk është  murgeshë e shthurur, por këmbëngul se kishte rënë në dashuri me priftin dhe kishte kaluar kriza që ndikuan në gjykimin e saj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH