Aktualitet

MSH: 13 nga 29 rastet e reja me koronavirus vijnë nga burgu

Shkruar nga Liberale
MSH: 13 nga 29 rastet e reja me koronavirus vijnë nga burgu

Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se 29 rastet e reja me koronavirus 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik dhe 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

"Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren", tha Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH