
Dy burra kanë vdekur në Zagreb si pasojë e stuhisë që e ka goditur kryeqytetin e Kroacisë në pasditen së mërkurës.
Lupka Hitrova nga Instituti i Trajnimit për Mjekësi Emergjente, ka thënë se dy burrat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve.
“Ata kanë pasur lëndime të shumta në kokë”, ka thënë Hitrova.
Tetë persona janë plagosur, por në mesin e tyre nuk ka fëmijë.
Sipas autoriteteve, shërbimet e emergjencës i kanë pranuar 700 thirrje dhe vetëm zjarrfikësit kanë intervenuar në 50 raste.