Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka folur edhe për debatin mes pedagogut Marku Marku dhe deputetit Musa Ulqinit mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion".
"Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje nuk la fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyejë shishen në kokë. Ky ligj nuk është për deputetin, që të çojë përpara autoritetit Mark Markun se iu shthur goja në një moment të caktuar, por për të garantuar që publiku të mësojë më shumë mbi atë që thuhet. Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza, ka të drejtën të dijë nëse janë vërtet kështu", u shpreh Rama. /Gazeta Liberale