Kosova

Momenti, kur fëmija 2-vjeçar nxirret nga rrënojat e tërmetit nga ekipi i shpëtimit të Kosovës

Shkruar nga Liberale
Momenti, kur fëmija 2-vjeçar nxirret nga rrënojat e

Ky është momenti emocionues kur Forcat e Sigurisë së Kosovës nxjerrin nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë 2 vjeç. Momenti është publikuar nga faqja zyrtare e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, dhe përveç shpëtimit të fëmijës, “janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja”.

FSK-ja tha se gjatë operacionit që janë duke realizuar, ekipet e saj në Turqi kanë hasur në viktima në objektet e rrënuara, por se prioritet i tyre mbeten vendet ku janë detektuar persona të gjallë, “dhe të gjitha ekipet e shpëtimit nga mbarë bota kanë dhënë prioritet për të shpëtuar sa më shumë jetë”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH