Globi

Modelja vdes nga mbidoza, prokuroria nis hetimet: Kush e furnizonte me heroinë

Shkruar nga Liberale
Modelja vdes nga mbidoza, prokuroria nis hetimet: Kush e furnizonte me

Me një bukuri magnetike, me një fizik të admirueshëm, si dhe pasioni që e shtynë të jetonte çdo moment të vetëm, mes xhirimeve sensuale, udhëtimeve ekzotike dhe emocioneve të motorëve.

Por edhe një shpirt i brishtë, i rënë në grackën e drogës dhe varësisë prej saj.

Sara Pegoraro, modelja 26-vjeçare, u gjet e vdekur mbrëmjen e së premtes, më 24 qershor, në shtëpinë e saj, në Villorba, ku jetonte me të ëmën. Një mbidozë heroine besohet se rezultoi fatale për të. Zyra e Prokurorit Publik të Trevisos ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes së 26-vjeçares, si dhe për të identifikuar se kush ia dha dozën fatale.

Zëvendësprokurorja e Trevisos, Anna Andreatta urdhëroi që modeles t’i bëhen analizat e gjakut për të konfirmuar llojin e substancës që vajza kishte përdorur dhe në çfarë sasie. Nga një rindërtim fillestar i ngjarjes, vdekja besohet se mund të jetë shkaktuar pikërisht nga një mbidozë heroine.

Rezultatet e analizave do të sqarojnë nëse heroina është përgatitur keq apo nëse 26-vjeçarja ka marrë një dozë të tepërt – pak a shumë vullnetarisht – që çoi në vdekjen e saj të papritur.

Hetuesit kanë zbarkuar edhe në shtëpinë e modeles për të zbuluar prova që do t’i ndihmojnë në hetime. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH