Aktori i madh Mirush Kabashi prej disa ditësh është shtruar në spital. Në rrjetet sociale është postuar një foto, teksa aktori shfaqet i buzëqeshur në karrigen me rrota.
Po ashtu, thuhet se aktori i mirënjohur ka përfunduar radioterapinë dhe se prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje të mëdha për shëndetin e tij.
Mirush Kabashi është një emër dhe kontribut i madh për artin dhe kulturën shqiptare me qindra role në kinematografi dhe teatër.