Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-n radhazi (33 në total) dhe më emocionuesin e dekadës së fundit. Bavarezët triumfuan 1-2 në “frymën e fundit” në Koln, ndërkohë që Dortmundi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Mainzit në “Signal Iduna Park”.
Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve të Bayernit.
Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.