Aktualitet

Meta thërret për betim 3 anëtaret e Kushtetueses, lë jashtë Vorpsin

Shkruar nga Liberale
Meta thërret për betim 3 anëtaret e Kushtetueses, lë

Presidenti Ilir Meta ka thirrur për betim tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Në një njoftim të Presidencës, thuhet se Meta ka ftuar në ceremoninë e betimit tre anëtaret: Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Siç duket edhe nga lista, Meta ka lënë jashtë Arta Vorpsin, e cila u betua sot te noterja dhe Besnik Muçin, i cili ende nuk ka kaluar Vettingun.

Kujtojmë që Xhaferllari u dekretua ditën e djeshme nga presidenti, ndërsa Toska e Papajorgji u votuan nga Parlamenti në senacën e së hënës.

NJOFTIM  

MBI ORGANIZIMIN E CEREMONISË SË BETIMIT TË GJYQTARËVE TË RINJ TË GJYKATËS KUSHTETUESE. 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH