
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat u shpreh, se ai ka qenë gjithmonë në favor dhe në mbështetje të primareve, ndërsa shtoi se barrën për mbarëvajtjen e procesit e mban Berisha si iniciator i procesit.
“Kam lavdëruar gjithmonë primaret kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz e fashist ku vetëm fakti që vulën e PD e mban në xhep Rama dhe e përdor kundër opozitarizmit, është rast i qartë e flagrant. Qytetarët presin fitoren nga kjo juntë dhe Berisha mban përgjegjësinë për primaret sepse ai e inicioi si proces. Proces i vonuar por duhet të bëjë çdo gjë që kjo cështje të zgjidhet sa më parë", tha Meta.
Kreu i PL-së, tregoi edhe bisedën me kreun e "Rithemelimit", Sali Berisha. Ai tha se, "Berishës i thashë, që çdo kandidat në primare që përpiqet të dëmtojë kolegun nga primaret, të përjashtohet menjëherë".
"Marrëveshja jonë është marrëveshje që i intereson gjithë shqiptarëve. Binom i jashtëzakonshëm referendum e pirmare. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri në vendosjen e llogaridhënies e heqjen dorë nga kandidatë bashkie të caktuar me zarfa. Angazhimi i PD e PL për të ekzekutuar përrfundimisht vullnetin e shqiptarëve, që nga 98 në Kushtetutën e Shqipërisë, referendumi”, tha më tej Meta. /Liberale.al