Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një ataku kardiak, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 45-të.
Në këtë ditë, bashkëshortja, Edlira ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të bashkëshortit të saj të ndjerë, duke u shprehur se i kanë mbetur kujtimet e bukura gjatë gjithë kohës me të.
“Faleminderit që erdhe në këtë botë dhe e bëre një vend më të mirë. Festojani ditëlindjet sa më shumë njerëzve të zemrës, thuajani sa rëndësi kanë për ju çdo ditë, thuajani në çdo moment sa i doni, përqafojini sa më shumë, dëgjojini, buzëqeshuni sa më shumë. Sepse një ditë do mbeten veç kujtimet e gjithë këtyre gjërave”, shkruan ajo.